15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vjen reagimi i parë nga Presidenca: Zyra jonë lufton për ta mbajtur Sunny Hill-in në Prishtinë

- Advertisement -

Donika Miftari, këshilltare për Komunikim të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë për shkak të vonesave procedurale nga ana e MAPL-së.

Në një postim në Twitter, Miftari ka përkujtuar se Sunny Hill është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Zyra jonë lufton për ta mbajtur atë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo duke cilësuar Dua Lipën si ambasadore të Kosovës në botë.

Kujtojmë se vendimi për të zhvendosur festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë është pritur me reagime të shumta në opinion.

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama, ka thënë se vonesat kanë ndodhur për shkak të zvarritjes së procedurave nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, deri sa kjo e fundit fajin ja kë hedhur Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit