16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Shmangëm Asociacionin e keq të Thaçit dhe Mustafës”, Mehmetaj për deklaratën e Kurtit: “Pse tash s’po e zbaton?”

- Advertisement -

Gjatë diskutimeve në “Debat Plus” rreth kushtit drejt progresit për themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, gazetari Lirim Mehmetaj vuri në dyshim hezitimin e kryeministrit Kurti për të avancuar marrëveshjen të cilën ai konsideruar si “shmangje e coptimit të Kosovës” dhe shumë më të mirë sesa ajo e 2013-ës,

“Pse nuk po dëshiron me zbatu Asociacionin përderisa ka ardhë në Parlament dhe ka thënë; ‘E shmangëm 2013-ën dhe tash është një variant shumë më i mirë. ‘E shmangëm coptimin e Kosovës’, e shmangëm Asociacionin e keq të Thaçit dhe të Isa Mustafës. Tash është një marrëveshje’ e e cila në sytë e tij është marrëveshja më e mire e arritur prej Kosovës. Kështu ka thënë në Këshill të VV-së. Nëse është e mirë, nëse janë shmang rreziqet, pse nuk po don me implementu pa pas as kushte as kërkesa”, tha Mehtemtaj në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit