Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se ky subjekt sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë.
Lushtaku tha në Klan Kosova se qëndrimi i kësaj partie mbetet i palëkundur: ndryshimi i ligjit për Specialen duhet të votohet në dyja leximet.
“Është detyrë të mbështesim vlerat më të mëdhaja, që është vet historia, vet sakrifica e popullit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijtë dhe bijat më të mirë të vendit. Ta lëmë në baltë historinë, e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe gjithë këtë këto sakrifica, për pozita është absurditet”, deklaroi Lushtaku.






