19.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Lulzim Peci thotë se prapa protestës pro-ruse në Beograd qëndron Vuçiq

- Advertisement -

Sonte në Beograd serbët dolën në një marsh protestues duke i dhënë mbështetje Rusisë në agresionin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Ndërsa serbët e mbledhur protestues u shprehën kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe pro Vladimir Putinit, udhëheqësi i KIPRED-it, Lulzim Peci thotë se prapa kësaj proteste qëndron vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Organizatori i protestës së sotme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin, biri i Alekasandar Vuçiqit. Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shume pro-ruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste. Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket pro-perëndimor krahas ultra-nacionalistëve pro-rusë”, ka shkruar Lulzim Peci në një postim në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit