6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Fifi nuk kishte nevojë për Big Brother se ishte shumë e famshme’/ Kledi Hysa flet për eksperiencën pas përfundimit të BBV

- Advertisement -

Ditën e sotme në emisionin “Ditë pas dite” me moderatoren Fjodora Fjora ishte i ftuar ish-banori i “Big Brother VIP” Kledi Hysa.
Ish-futbollisti ishte banori i shtatë që u largua nga shtëpia e famshme që nga fillimi i spektaklit.

Gjatë bisedës, Kledi u pyet për eksperiencën e tij në “Big Brother” por edhe më pas.
Ai rrëfeu se nuk e ka takuar ende Donaldin dhe se për herë të fundit ishin parë tek festa e “BBV”.

Dy djemtë që brenda shtëpisë ishin shumë miq e kishin lënë të takoheshin, por ende nuk u është dhënë mundësia.
Hysa u pyet nga moderatorja se çfarë mendonte se nuk duhet të kishte bërë gjatë qëndrimit të tij në shtypin më të famshme në Shqipëri dhe përgjigja e tij ishte darka me Beatrix Rmosajn. “Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për tu njohur”- u shpreh ish-banori.

Ndër të tjera, Kledi tha se Fifi nuk kishte nevojë për ‘Big Brother-in” sepse ishte shumë e famshme.
Ndërsa në lidhje me eksperiencën e tij, ai u shpreh se hyrja e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” i duhej pasi e ka ndihmuar me bizneset që ish-futbollisti ka ndërmend të hapë në Shqipëri dhe gjithçka tjetër që ai kishte në Austri

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit