23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Microsoft lehtëson procesin e instalimit të aplikacioneve nga Microsoft Store

- Advertisement -

Microsoft ka filluar të përmirësojë eksperiencën e shkarkimit të aplikacioneve Windows Store nga uebi. Gjiganti i softuerit ka ndërtuar atë që e quan “version i zbërthyer i Store” që funksionon njëlloj sikur të jeni duke instaluar aplikacionet EXE.

Metoda e re duhet të eliminojë kompleksitetin e gjetjes së aplikacioneve Windows Store nga uebi. Në vend të lançimit të Microsoft Store, tani kur shkarkoni aplikacione nga versioni i uebit i Microsoft Store, do të shkarkohet një instalues.

Kjo do të thotë se nuk keni nevojë të klikoni Install në ueb që më pas Chrome ose Edge të hapin Microsoft dhe në fund të klikoni Install për të instaluar në të vërtetë aplikacionin.

Një instalues do të shkarkohet përmes të cilit mund të instaloni aplikacionin Microsoft që po kërkoni. Jo të gjitha aplikacionet e Microsoft Store e mbështesin mënyrën e re të instalimit.

Instaluesit nuk shkarkojnë vetë aplikacionin, por vetëm fillojnë procesin e instalimit gjatë të cilit shkarkohet aplikacioni i plotë.

Microsoft e ka testuar këtë metodë në 5 muajt e fundit dhe sipas kompanisë numri i instalimeve të aplikacioneve është rritur me 12 përqind. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit