12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

U nisën për të pushtuar Kievin, Pentagoni: Ukrainasit kanë bllokuar autokolonën ruse

- Advertisement -

Autokolona ruse drejt Kievit është nisur që në 28 shkurt, por nuk ka mbërritur ende, teksa kanë kaluar disa ditë.

Veprimet e ukrainasve kanë bllokuar autokolonën e madhe ushtarake ruse të drejtuar në drejtim të Kievit, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të premten, raporton CNN.

“Ne kemi raporte se është hedhur në erë një urë. Gjithashtu kemi indikacione se ukrainasit kanë goditur kolonën diku tjetër dhe në automjete,”tha Kirby.

“Ne besojmë se veprimet e ukrainasve e kanë bllokuar atë kolonë, sigurisht e kanë ngadalësuar atë, e kanë ndaluar në disa vende,” shtoi ai.

SHBA gjithashtu beson se sfidat e vetë forcave ruse me mbështetjen, logjistikën dhe karburantin kanë ngadalësuar lëvizjen e transportit, tha Kirby.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit