7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Luka Modric theu rekordin e famshëm në fitoren ndaj Celtas

- Advertisement -

Mesfushori Luka Modric u bë lojtari më i vjetër që luan për Real Madridin në histori, pas minutave që zhvilloi të shtunën në fitoren 2:1 ndaj Celta Vigos.

Kroati hyri rreth 30 minuta pa përfunduar loja, por kishte nevojë vetëm për tre minuta për ta bërë ndryshimin, duke asistuar te goli i fitores të cilin e shënoi Vinicius Junior.

Në moshën 39 vjeçare e 40 ditë, Modric u bë lojtari më i vjetër që përfaqëson Madridin, duke thyer rekordin e legjendës Ferenc Puskas.

Modric do të vazhdojë ta rrit këtë rekord sigurisht këtë sezon, meqenëse do të qëndrojë deri në qershor, e ndoshta Reali edhe mund t’ia rinovojë kontratën.

Kur është titullar, ose hynë nga stoli… ai gjithnjë na ndihmon. Erdhi në një moment të vështirë të lojës dhe e ndryshoi lojën. Është kënaqësi ta stërvitesh atë si lojtar dhe person”.

Nuk ka shumë për të shtuar. Është futbollist fantastik. Profesionist i pabesueshëm. Njeri i qetë, por me karakter. Real Madridi është më fat që e ka këtë lojtarë”, deklaroi Ancelotti për kroatin.

Modric këtë sezon ka qenë pesë herë titullar në La Liga, ndërsa thuhet se ky vit mund të jetë i fundit për të në fanellën galaktike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit