Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, ka thënë pas ndeshjes se nuk u përmbushën pritshmëritë për fitore ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, por vlerësoi edhe rastet e kundërshtarit që po ashtu nuk munguan.
Ai po ashtu përmendi mungesën e minutave te Beshiktashi, si dhe të kësaj mungese minutash edhe te disa prej bashkëlojtarë të tij si një prej arsyeve që nuk u arrit trepikëshi ndaj kundërshtarit sonte.
“Po normal që ka qenë një ndeshje që është dashtë me u fitu por duke e pasë parasysh se si shkoi ndeshja dhe kemi shumë lojtarë të rinj, kemi lojtarë që nuk jemi t’u lujtë shumë në klubet tona, dhe normal pritshmëritë kanë qenë shumë ma të mëdha por t’u pa në fund që edhe ekipi kundërshtar pat goxha raste të mira shënimi dhe duhet me u fokusu në ndeshjen e radhës”, tha Rashica për Klan Kosovën.
Sidoqoftë, ai e sheh ndeshjen e radhës ndaj Austrisë si më të rëndësishme se kjo që u luajt sonte.






