Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se kanë qëndrim të prerë: me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk flasin për presidentin pa i dhënë përgjigje për projektligjin për Specialen.

“Për ne është e qartë, kalon projektligji, pastaj vazhdojmë me temën e presidentit. Këto tema nuk pse të ndeshen me njëra-tjetrën, për shkak se rendi është i qartë. Nuk e ndryshojmë këtë rend, nuk flas për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Dhomat e Specializuara. Ne presim, besojmë që nesër gjatë ditës të vijë në Kuvend projektligji e vazhdojmë tutje”, ka thënë Mustafa në emisionin Click në RTV21.

Të ngjashme

Të fundit