Rangnicku frikësohet? “Kundër Kosovës, të paktën të mos humbim”

- Advertisement -

Pas barazimit 2-2 ndaj Irlandës në Ligën B të Kombeve, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Austria ishte në disavantazh 0-2, por arriti të rikthehej në pjesën e dytë dhe të marrë një pikë.

Ai vlerësoi reagimin e skuadrës pas pushimit, duke theksuar se në fund Austria ishte më afër fitores.

“Duhet të sigurohemi që në Prishtinë të paktën të mos humbim dhe të mos kemi më një pjesë të parë si kjo që patëm këtu”, tha trajneri austriak, duke iu referuar ndeshjes së ardhshme ndaj Kosovës, shkruan OE24.

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri” të dielën, ku kërkon fitoren dhe me të vendin e parë.

Të ngjashme

Të fundit