Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit trazira në Beograd

- Advertisement -

Ivana Stradner, hulumtuese në Foundation for Defense of Democracies ka thënë se  presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Aleksandar Vuçiqin në një tjetër sinjal për afërsinë politike mes Moskës dhe udhëheqjes së Serbisë.

Ajo ka thënë se, janë publikuar pretendime se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, po përgatit skenarë për krijimin e trazirave në Beograd gjatë muajit tetor.

Sipas saj strukturat ruse i kanë ofruar Vuçiqit një të ashtuquajtur “paketë për ruajtjen e regjimit”, e cila synon ta ndihmojë atë përballë presioneve dhe zhvillimeve të mundshme politike në Serbi.

Roli i Rusisë në politikën serbe dhe marrëdhëniet e ngushta mes Putinit dhe Vuçiqit vazhdojnë të jenë objekt i vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht në një periudhë kur Serbia përballet me tensione të brendshme politike.

Të ngjashme

Të fundit