“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

- Advertisement -

Platforma “Liria ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët në Evropë që më 10 tetor t’i bashkohen protestës në Bruksel kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në ora 16:00.

“Të dashur bashkatdhetarë kudo në Evropë, më 10 tetor, në Bruksel nga ora 16:00 protestojmë prapë kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve tanë. Bashkë për UÇK-në, drejtësinë dhe të vërtetën!”, thuhet në thirrjen e “Liria ka Emër”.

Të ngjashme

Të fundit