Kombëtarja e Cape Verdes do të mbahet mend si një prej historive më të bukura të Botërorit 2026, pasi arriti të befasojë me paraqitjet e tyre dhe rezultatet ndaj disa prej kombëtareve më të mëdha në botë.
Përfaqësuesja afrikane siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-tës së finales, ndërsa barazimet ndaj Spanjës dhe Uruguait e shndërruan në një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni..
Pas përfundimit të aventurës në Kupën e Botës, futbollistët dhe stafi teknik u rikthyen në atdhe, ku u pritën në mënyrë madhështore nga mijëra tifozë pranë aeroportit. Atmosfera festive dhe pritja entuziaste dëshmuan krenarinë e madhe që kjo kombëtare i solli vendit me suksesin e arritur në skenën botërore.
Botërori 2026 ishte një moment historik për Cape Verden, ndërsa paraqitjet e saj kanë fituar respektin e tifozëve dhe të opinionit futbolldashës në mbarë botën.






