KF Llapi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për sezonin e ri, duke kompletuar transferimin e Agon Xhakës, i cili vjen nga skuadra e Malishevës.
Xhaka ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin nga Podujeva, e vlefshme deri në verën e vitit 2028, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Xhaka i bashkohet Llapit pas paraqitjeve të shkelqyera me Malishevën, skuadër me të cilën pati edhe eksperiencë në garat evropiane.
Drejtuesit e klubit besojnë se cilësitë dhe përvoja e tij do të jenë një vlerë e shtuar për repartin defensiv në edicionin e ri.
Me këtë transferim, Llapi vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të sfidave të sezonit të ardhshëm, me synimin për të qenë konkurrues në garat vendore.






