Lladrovci përkujton Babain e tij: Ka lënë zbraztësi e cila nuk plotësohet më

- Advertisement -

Me rastin e nëntëvjetorit të kalimit në amshim të prindit të tij, Ramiz Lladrovci e ka përkujtuar duke thënë se Baba Tush ka lënë zbraztësi e cila nuk plotësohet më.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Baba Tush, para nëntë vitesh u largua nga ne fizikisht, duke lënë zbraztësi e cila nuk plotësohet më.

Kujtimin e Babës, veprat e mira, qëndresën pas rënies së Fehës dhe Xhevës dhe trashëgiminë, po përpiqemi të gjithë ta ruajmë dhe kultivojmë në familje, sepse ishte shembull.

Tash, me Emriun e motrat, me nipat e mbesat, me nuset e dhëndurrët, kujtimin e Babës Tush po mundohemi ta bëjmë të paharrueshëm, e meriton.

Krenar me jetën e veprën e Babës Tush!

https://www.facebook.com/share/p/1BwF2re2Py/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit