Çitaku: Javën e kaluar kam qenë në Prokurori për “Lule Gjelin”

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë me dije se javën e kaluar ka qenë në Prokurori lidhur me sulmet e profilit “Lule Gjeli”.

Çitaku në Klan Kosova ka thënë se është një ndër personat e dëmtuar nga ky profi.

“Unë javën e kaluar, dhe po e them për herë të parë këtu te ju publikisht, kam qenë në Prokurori dhe jam një nga, po thosha kushtimisht, palët e dëmtuara nga ana e një profili të famshëm…”, ka thënë ajo.

“Sepse sulmet nuk kanë qenë politike, kanë qenë çnjerëzore nga ana e profileve të shumta të rrejshme në Facebook. Po thosha të rrejshme se ato janë anonime, por të rrejshme nuk janë, se është dikush aty që i organizon, i motivon, dhe unë shpresoj që të zbardhet përfundimisht si skemë”, u shpreh tutje Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit