Me rastin e shënimit të 28 vjetorit të rënies së heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, do të bëhen nderime nesër, më 22.7.2026, në ora 11, pranë Memorialit në Gllanasellë, ka njoftuar Ramiz Lladrovci.
Njoftimi i tij në rrjetin social:
Njoftim
Me rastin e shënimit të 28 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci me bashkëluftëtarë, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovcit, do të bëjmë nderime pranë Memorialit në Gllanasellë, më 22 Shtator 2026, në ora 11:00.
Përkujtimi dhe përkulja para jetës dhe veprës së tyre heroike, është përkushtim për të dëshmuar se ata ishin rruga jonë e lirisë dhe çlirimit, ata janë, udhërrëfyesit tanë për Kosovën e zhvilluar, me zbatim të ligjit dhe barazi për të gjithë qytetarët.
Në këtë ditë, për shkak të rrethanave të shkaktuara nga vendimi i padrejtë në Hagë, nuk do të organizojmë manifestime tjera apo ngjarje në përkujtim të tyre.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
https://www.facebook.com/share/197tdTe7Qw/?mibextid=wwXIfr






