Eksperti amerikan për politikë të jashtme dhe siguri, James Frinzi, ka deklaruar se Kosova duhet ta zhbëjë Gjykatën Speciale, të cilën e themeloi më 3 gusht të vitit 2015.
Frinzi komentoi edhe dënimet e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar vëmendjen e botës perëndimore rreth shkeljes së të drejtave të tyre ndër vite.
Ai e cilësoi Kosovën dhe shqiptarët si aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ndau vlerësime edhe për ish-presidentin Thaçi, raporton Klan Kosova.
Frinzi foli gjithashtu për nevojën e angazhimit shtetëror lidhur me ligjin e ri për Specialen dhe strategjinë për apelimin e vendimit të 16 shtatorit.
‘’Jo aq shumë burra ishin në dispozicion për të ofruar lidershipin që ka bërë Thaçi, dhe ai nuk është vetëm president por ka qenë edhe një lider i jashtëzakonshëm’’, ka thënë ai mes tjerash.






