Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka publikuar një fotografi të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh simbolik.
“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia!”, ka shkruar Haziri në postimin e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar Krasniqit.
Ky postim vjen pas përfundimit të vizitës katërditore të Krasniqit në Kosovë, e cila iu lejua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Pas qëndrimit në Kosovë dhe takimit me familjarët në Prishtinë, Krasniqi u kthye sot në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor.
Ndërkaq, në aktgjykimin e shkallës së parë, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim






