Liverpooli ndez merkaton, interesohet për yllin e Real Madridit

- Advertisement -

E ardhmja e Kylian Mbappé te Real Madridi nuk është më e sigurt.

Pas një sezoni dëshpërues pa tituj dhe tensioneve në dhomat e zhveshjes, Liverpooli ka nisur të pyesë zyrtarisht për situatën e yllit francez. ​

Frustrimi i tifozëve madrilenë dhe performanca nën pritshmëritë e kanë vënë sulmuesin në qendër të kritikave, duke nxitur zërat për një largim të parakohshëm.

Ndonëse operacioni mbetet i ndërlikuar për shkak të kostos financiare, Liverpooli e sheh këtë si mundësinë e artë për të bërë goditjen e madhe të verës. Ky mund të jetë fundi i papritur i një epoke që sapo nisi në “Bernabeu”.

Të ngjashme

Të fundit