Bayer Leverkuseni ka arritur që ta mposht krejt në fund Hoffenheimin me rezultat 2-1.
Ndonëse mysafirët e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 0-1 falë golit të Beier në minutën e 33-të, vendasit u kthyen në lojë në minutat e fundit.
Gola më nuk pati deri në minutën e 88-të të ndeshjes, ku Andrich barazoi shifrat në 1-1, ndërsa vetëm tre minuta më votë Schick ia dha epërsinë Leverkusenit.
Ekipi i Xabi Alonsos po vazhdon formën e mirë në këtë sezon, ku deri më tani nuk kanë asnjë humbje të regjistruar.
Aktualisht, Leverkuseni gjendet në pozitën e parë me 73 pikë, 13 më shumë se Bayerni që është në vendin e dytë dhe 17 më shumë se Stuttgarti që është në të tretin.