9.8 C
New York
Saturday, May 11, 2024

Buy now

LDK-ja kërkon nga Qeveria plan konkret për gjendjen në veri

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Nëpërmjet një komunikate për media nga LDK dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë.

“LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës.

LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë.

LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë.

LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri.

LDK – Zyra për Informim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit