Një qytetar, Qerim Rexhepi, ka publikuar një status në FB-në e tij, ku njofton se si pasojë e një aksidentri trafiku në Gjermani, kanë vdekur tre mërgimtarë.
Sipas tij, aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur teksa po ktheheshin në Gjermani.
Ky lajm është publikuar edhe në mediat tona vendore.
Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike, në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë !
Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali Tahirit, Gentiani 34 vjeç si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç.
Ngushëllime familjarëve, lagjës sime, Nuhaj të Komogllaves si dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë tragjedi të mërgimtarëve tanë !
Zoti i shpërbleftë me Parajsë !






