Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, është ekstraduar nga Spanja në Kosovë.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Spanjë pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.






