Gazetari Valon Syla, në studion e “Pressingut”, iu ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Alban Bajrami dhe Arjeta Fejza se LVV po përpiqet t’ia hedh fajin opozitës.
Syla tha se nga ajo që po shihet, LVV nuk do e lëshojë pozitën e presidentit.
“Kjo tendenca me ia la opozitës fajet, po shohim që opozita nuk po reagon nuk po e kanë gajle. Ajo që po vërehet është se LVV nuk po do me lëshu Presidentin”, ka thënë ai.






