Lajm i mirë për Spanjën, Yamal pritet të jetë gati për finalen ndaj Messit

- Advertisement -

Spanja ka marrë një lajm inkurajues vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Ylli i ri i “La Rojas”, Lamine Yamal, nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një shqetësimi muskulor. Sulmuesi 19-vjeçar u pa gjithashtu me një fashë në kofshë, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike.

Megjithatë, sipas Marca, nuk ekziston rreziku që Yamal ta humbasë finalen e madhe.

Plani i stafit teknik spanjoll është që ai të jetë titullar të dielën në “MetLife Stadium” të New Yorkut, ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Spanjës dhe Argjentinës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, bota e futbollit do të shohë një duel të veçantë mes legjendës Lionel Messi dhe talentit që konsiderohet si një nga pasardhësit më të denjë të tij, Lamine Yamal

Të ngjashme

Të fundit