Sadiku: Kjo që po ndodh në LDK do duhej të shihej si diçka pozitive, LDK s’është pronë e askujt

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit brenda partisë duhet të shihen si një proces normal demokratik.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sadiku tha se debatet dhe pakënaqësitë e anëtarëve duhet të trajtohen në përputhje me statutin e partisë.

“Qytetarët e Kosovës nuk do të pësojnë sepse ky është proces i brendshëm i partisë. Nëse disa anëtarë, qofshin pakicë apo shumicë, nuk janë të kënaqur me lidershipin, atëherë sipas statutit të partisë thirret kuvendi dhe vazhdohet me procedurat e tjera. Në secilin vend normal dhe në secilën shoqëri normale, kjo që po ndodh në LDK do të duhej të shihej si diçka pozitive”, deklaroi Sadiku.

Sadiku theksoi se LDK-ja nuk është pronë e asnjë individi, duke shtuar se ndryshimet dhe debatet e brendshme janë pjesë e funksionimit të një partie demokratike.

“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Lumir Abdixhiku ka kontribuar shumë gjatë këtyre pesë viteve për LDK-në dhe ka dhënë gjithçka që ka pasur. Është normale që për të kjo situatë të jetë më emocionale dhe më e vështirë. Kjo që po ndodh në LDK është krejt normale për një parti demokratike siç është LDK-ja. Ndoshta nuk duket bukur për ata që kanë dashur që ne të dilnim fitues, por ky është një proces demokratik”, tha Sadiku

Të ngjashme

Të fundit