Peci: Nëse LDK-ja ndahet jo vetëm që bie në vota, por e humb edhe relevancën

- Advertisement -

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21, duke komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha se aktualisht ky subjekt politik po përjeton krizën më të madhe që ka pasur deri më tani.

“Nuk besoj se do të kalojë lehtë”, tha ai.

Paraprakisht, Peci deklaroi se nëse LDK-ja ndahet, do të bjerë edhe më poshtë.

“Do të kalojë në një parti jo vetëm në vendin e tretë, por nëse ndahet, do të humbë relevancën e vet që ka si parti e tretë, do të dobësohet edhe më tepër”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit