Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i nevojitet posti i presidentit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Arifi tha se tashmë kjo parti kontrollon shumicën e institucioneve në vend.
“ I kanë 17 ministri, në secilën prej tyre rreth 20 të emëruar politikë, që janë rreth 400 veta në VV. I kontrollojnë shumicën e komisioneve parlamentare në Kuvend, i kanë 57 deputetë, e kanë kryesinë e Kuvendit dhe kryetarin e parë, e bëjnë drejtorin e AKI-së, drejtorin e Policisë, zëvendësdrejtorin e AKI-së, kryeinspektorin e AKI-së, i kanë të gjitha bordet e KEK-ut, Telekomit…”, ka deklaruar Arifi.
Ai tha se, sipas tij, me gjithë këtë kontroll institucional, shtrohet pyetja pse Vetëvendosjes i duhet edhe posti i presidentit.
Ndiqni deklaratën e plotë:






