Kush janë 5 më të votuarit e VV-së në Shtime?

- Advertisement -

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike në komunën e Shtimes, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një mbështetje të konsiderueshme në këtë komunë, ku listës së më të votuarve i prin lideri i kësaj partie.

Më poshtë gjeni listën me pesë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes në komunën e Shtimes:

Albin Kurti – 4,314 vota

Glauk Konjufca – 3,556 vota

Naim Rexhaj – 2,054 vota

Hekuran Murati – 1,715 vota

Albulena Haxhiu – 1,652 vota

Ky proces është zhvilluar në kuadër të administrimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili po vazhdon me procesimin e të dhënave edhe në komunat e tjera në nivel.

Sipas të dhënave të publikuara, sot deri në orën 09:00, procesi i numërimit dhe verifikimit ka përfunduar në 13 komuna: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Të ngjashme

Të fundit