Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Drenica për shpalljen kampione dhe fitimin e titullit të parë në historinë e klubit, shkruan Scanner.
Ademi e cilësoi këtë arritje si një sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar se titulli është rezultat i punës së palodhshme, profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar nga klubi gjatë gjithë sezonit 2025/26.
Ai u ka dëshiruar suksese të mëtejshme kampionëve të rinj, duke shprehur bindjen se FC Drenica do ta përfaqësojë denjësisht futsallin e Kosovës edhe në garat ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Urime FC Drenica për shpalljen kampion dhe për fitimin e titullit të parë në historinë e klubit!
Ky sukses i jashtëzakonshëm është dëshmi e punës së palodhshme, profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar gjatë gjithë sezoni 2025/26.
Ju dëshirojmë suksese të mëtejshme dhe përfaqësim sa më dinjitoz në garat ndërkombëtare, duke e bërë krenar futsallin tonë edhe përtej kufijve.







