Altin Krasniqi drejt Kuvendit, mbi 11 mijë vota të siguruara me 55% të votave të numëruara

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Altin (Jakup) Krasniqi, po vazhdon të renditet ndër emrat më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve aktuale, ku janë numëruar rreth 55% e votave në nivel vendi, Krasniqi ka siguruar 11,848 vota, duke u pozicionuar në mesin e kandidatëve që aktualisht konsiderohen brenda zonës për të fituar mandat deputeti.

Mbështetjen më të madhe ai po e merr në Drenas, ku deri tani janë numëruar rreth 60% e votave. Vetëm në këtë komunë, Altin Krasniqi ka grumbulluar 4,478 vota, një shifër që përbën më shumë se gjysmën e votave që ka marrë PDK-ja në nivel lokal.

Rezultati i deritanishëm vjen pas një fushate aktive dhe të organizuar mirë në terren, e cila duket se është reflektuar drejtpërdrejt në mbështetjen e qytetarëve.

Nëse trendi aktual i numërimit vazhdon me të njëjtin ritëm, Krasniqi pritet të kalojë shifrën e 22 mijë votave në nivel vendi, duke u konfirmuar si një prej kandidatëve më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje.

Të ngjashme

Të fundit