24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti takoi Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin tjetër të Presidencës, Denis Bećirović

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dje zhvilloi një takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegonivës, Denis Bećirović, raporton ZKM, transmeton Scanner.

Tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon.

Theks të veçantë nga ana e Kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Kryeministri Kurti, Kryetari Komšić dhe anëtari i Presidencës, Bećirović gjithashtu diskutuan rreth mundësive dhe potencialin për shtim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë e të arsimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit