“Kurti s’është i interesuar të qeverisë”, Sejdiu: LDK-në e sulmon për vota, PDK-në me Lushtakun

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Sejdiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, për sulmet ndaj partive opozitare.

Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka shpjeguar strategjinë e Kurtit sidomos ndaj PDK-së e LDK-së.

“LDK-në e sulmon për elektorat, ia lë fajin për zgjedhje. Ndërsa për ta mirëmbajtur naracionin e atyre që e kanë shkatërruar vendin për 20 vjet e përdor Sami Lushtakun. Sami Lushtakun e ka emëruar të përbashkët të 20 viteve të fundit. Nuk e konkretizon çka saktësisht”, deklaroi Sejdiu.

“Z. Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur përderisa e ka “Thembrën e Akilit” në Ohër”, deklaroi ai.

Sipas tij, ka mundësi që vendi të shkojë “në zgjedhje çdo 6 muaj”.

Të ngjashme

Të fundit