Opinionisti Dukagjin Gorani, ka komentuar ashpër situatën politike në vend.
Sipas tij, një shoqëri që zgjedh rrugën e armiqësimit politik, siç u shpreh, e meriton të shkojë në zgjedhje të shpeshta.
Gorani u shpreh se duhet të shkohet në zgjedhje, “derisa nuk molisemi dhe nuk shtrihemi për toke”.
“Një shoqëri e tillë e cila ka vendosur t’i futet rrugës së armiqësimit politik, ajo përnime e meriton me shku në zgjedhje çdo tre muaj”.
“Unë mendoj që ne duhet të shkojmë në zgjedhje derisa nuk molisemi dhe nuk shtrihemi për toke, edhe ne, edhe skena politike dhe krejt ai popull i përvuajtur i cili vazhdimisht po këqyr dhe po gjykon kush ka dhe kush nuk ka faj”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.






