Kurti pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jemi për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje

- Advertisement -

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit që pati me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, si dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, tha se synojnë marrëveshje politike për të mos e çuar vendin në zgjedhje.

“Jemi të interesuar për marrëveshje dhe të mos kemi zgjedhje. Synimi ynë i përbashkët është që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Ekziston një gatishmëri, interesim e vullnet për këtë gjë, por natyrisht ky është kushti i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për të thënë që kemi kurorëzuar me sukses. Marrëveshja që e synojmë ne, natyrisht që është politike sepse jemi subjekte politike dhe marrëveshjen politike ne e shohim si suplement funksional të vullnetit të popullit, përkatësisht rezultatit”.

Ai tha se fokusi i tyre në takim kanë qenë zhvillimet aktuale, orari konstituimit të institucioneve dhe zhvillimet që po ndodhin në Kosovë në “dritën e këtij rezultati që kemi pasë”.

Të ngjashme

Të fundit