Abdixhiku: Flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së, nëse s’merremi vesh shkaktohen zgjedhje

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ai së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, e kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Abdixhiku, ka thënë se gjatë takimit kanë folur për stabilitetin dhe shmangien e zgjedhjeve, si dhe, janë pajtuar që të vazhdojnë më tutje komunikimin.

‘’Ishte takimi i parë. Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Kosovë, dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme . U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim’’, ka thënë ai.

Abdixhiku, ka folur edhe për pjesëmarrjen e Osmanit në këtë takim, duke thënë se kjo e fundit ka qenë bartëse e listës, dhe se, në këtë fazë po flitet për parimet dhe vlerat.

Ai ka shtuar edhe se, gjatë takimit s’kanë folur për emra të përveçëm e as për poste.

‘’Ishte bartëse e listës së LDK’së. Ne diskutuam për parimet rreth se cilave duhet të dakordohemi. Ne po flasim në këtë fazë për parimet dhe vlerat për të cilat duhet të diskutojmë. Nuk kemi arritur të flasim as për emra të përveçëm. Të vazhdojmë edhe tutje, të përpiqemi të gjejmë marrëveshje. Për marrëveshje në të cilën LDK nuk ndihet e përfaqësuar, nuk kemi asnjë votë, për marrëveshje të mirë, për Kosovën, për stabilitetin institucional dhe shmangien e zgjedhjeve, LDK flet si tërësi. Unë flas në emër të gjithë deputetëve.  Nëse s’bëjmë asgjë dhe s’merremi vesh e vetmja gjë e garantuar është që zgjedhjet shkaktohen, përpjekja jonë është që ti shmangim ato. Nuk kemi folur për emra të përveçëm, për poste individuale, ende nuk kemi arritur konsensus rreth parimeve por po i diskutojmë shtrojmë në mënyrë shumë konstruktive.

Të ngjashme

Të fundit