16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Kurti: Kemi punësuar 70 mijë njerëz për tri vite qeverisje

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për tri vite, qeveria e tij e ka rritur punësimin për 20 për qind.

Në ceremoninë inauguruese të nisjes së punimeve të rrugës Kijevë-Dollc, shefi i qeverisë tha se punësimi është shtuar kryesisht në sektorin privat, e jo në atë publik.

Ai tha se janë punësuar rreth 70 mijë njerëz për tri vite qeverisje.

“Mos harroni që kur kemi ardhur në qeverisje para tri vjetëve, në Kosovë kanë qenë 350 mijë të punësuar. Ndërkaq, sot që po flasim janë rreth 420 mijë, që do të thotë se punësimi është rritur rreth 20 për qind. Dhe i gjithë ky punësim është rritur në sektorin privat, e jo në sektorin publik. Pra, në sektorin privat ne e kemi shtuar punësimin, ne nuk jemi qeveri që i lëmë njerëzit pa punë, përkundrazi, jemi qeveri e cila është infrastrukturë për rritjen e ekonomisë që punëson më shumë njerëz”, ka thënë Kurti.

Kurti e përmendi këtë statistikë kur u pyet për ankesat e bizneseve dhe qytetarëve rreth aksit të rrugës Kijevë-Dollc, të cilët janë ankuar për devijimin e rrugës.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se ka biseduar me protestuesit dhe pronarët e bizneseve që do të preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.

“I kemi diskutuar kërkesat të cilat ata i kanë parashtruar. Ky projekt është hartuar shumë herët. Devijimi i kësaj rruge ka filluar shumë herët dhe ju e shihni që deri në Kijevë është devijuar rruga ekzistuese. Prej fillimit, unë ua kam sqaruar edhe këtyre bizneseve se pse ka ndodhur ky devijim. Një ndër arsyet kryesore është se zgjerimi i rrugës në vendbanime i dëmton vendbanimet dhe sa më shumë që të mund të largohesh nga vendbanimet është më mirë dhe kur bëhet rruga me katër korsi, ngritët niveli i rrugës në njërën anë dhe për këtë arsye ua pamundëson kyçjet objekteve që ndodhen afër”, ka thënë Durimishi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit