15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Haradinaj: Konjufca e Haxhiu shkuan për fushatë në Maqedoni kur Kosova kishte zi për gratë e vrara

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur profiterë politikë Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Haradinaj tha se në ditën që Kosova shpalli ditë zie për gratë e vrava, Konjufca e Haxhiu kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për fjalime e tubime krah opozitës shqiptare atje. Madje, këtë e quajti pafytyrësi politike.

Sipas Haradinajt, Vetëvendosje po thellon përçarjet mes shqiptarëve atje.

“Besoj që qytetarët e Maqedonisë nuk do ta pranojnë pra mashtrimin që iu shkon prej Kosovës  Nuk do t’i pranojnë profiterët politikë. Konjufca, Haxhiu janë profiterë politikë. Ata dje kanë shpallë ditë zie në Kosovë, pra është profiterizëm politik me shpall ditë zie në vendin tënd e me shku atje me hap tubime ose me mbajtë fjalime. Qytetarët e Maqedonisë i dijnë këto dallime. Ata janë njerëz të traditive, të vlerave, i shohin që këta janë profiterë të pastër politikë të situata të vështirësive, e sfidave që i ka shqiptari i Maqedonisë, populli shqiptar i Maqedonisë. Këta bash në këtë kohë, shkojnë atje dhe i thellojnë përçarjet”, ka deklaruar Haradinaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit