7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kurti e lavdëroi, Gjingjiqi bënte thirrje për ndarje të Kosovës në vija etnike

- Advertisement -

Ishte marsi i vitit 2003. Pikërisht koha kur Gjingjiq do të vritej nga krimi i organizuar serb. Megjithatë po në atë muaj ai do të jepte një ide të cilën Kurti do ta kundërshtonte ashpër e me pasion: ndarjen e Kosovës në vija etnike. Kurti i thuri elozhe politikanit të vrarë serb se ishte brumosur me ide të Shkollës së Frankfurtit. Megjithatë një prej këtyre ideve nuk duket aq e lidhur me këtë shkollë mendimi.

Qysh në vitin 2003, Gjingjiq bënte thirrje për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës në vija etnike.

Gjingjiq është politikani i parë serb që propozoi publikisht ndarjen e Kosovës, të dominuar nga shqiptarët etnikë, të cilën serbët e konsiderojnë djepin e historisë dhe kulturës së tyre.

“Serbi: Kryeministri bën thirrje për ndarje të Kosovës: Kryeministri i Serbisë në komentet e publikuara tha se Kosova e drejtuar nga OKB-ja duhet të ndahet në pjesë serbe dhe shqiptare etnike. Zoran Gjingjiq tha për edicionin e sotëm të të përditshmes “Vecernje Novosti” se do të donte “ta shihte Kosovën si një federatë” të dy pjesëve, bazuar në modelin e propozuar nga OKB për Qipron. Ai tha se një marrëveshje e tillë duhet të përfshijë atë që ai e quajti “një formë e civilizuar e transferimit të popullsisë”. Një federatë e tillë e Kosovës duhet të ketë “lidhje asimetrike” me pjesën tjetër të Serbisë, dhe serbët dhe shqiptarët etnikë të krahinës duhet të jetojnë në njësitë e tyre të veçanta, propozoi Gjingjiq, pa elaboruar.” – u citua të thoshte Gjingjiq me 7 mars të vitit 2003.

Dy dekada më pas, në 20-vjetorin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar atë me një postim në Facebook. Kurti ka theksuar se kryeministri serb ishte një person i ndikuar nga

Ishte marsi i vitit 2003. Pikërisht koha kur Gjingjiq do të vritej nga krimi i organizuar serb. Megjithatë po në atë muaj ai do të jepte një ide të cilën Kurti do ta kundërshtonte ashpër e me pasion: ndarjen e Kosovës në vija etnike. Kurti i thuri elozhe politikanit të vrarë serb se ishte brumosur me ide të Shkollës së Frankfurtit. Megjithatë një prej këtyre ideve nuk duket aq e lidhur me këtë shkollë mendimi.

Qysh në vitin 2003, Gjingjiq bënte thirrje për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës në vija etnike.

Gjingjiq është politikani i parë serb që propozoi publikisht ndarjen e Kosovës, të dominuar nga shqiptarët etnikë, të cilën serbët e konsiderojnë djepin e historisë dhe kulturës së tyre.

“Serbi: Kryeministri bën thirrje për ndarje të Kosovës: Kryeministri i Serbisë në komentet e publikuara tha se Kosova e drejtuar nga OKB-ja duhet të ndahet në pjesë serbe dhe shqiptare etnike. Zoran Gjingjiq tha për edicionin e sotëm të të përditshmes “Vecernje Novosti” se do të donte “ta shihte Kosovën si një federatë” të dy pjesëve, bazuar në modelin e propozuar nga OKB për Qipron. Ai tha se një marrëveshje e tillë duhet të përfshijë atë që ai e quajti “një formë e civilizuar e transferimit të popullsisë”. Një federatë e tillë e Kosovës duhet të ketë “lidhje asimetrike” me pjesën tjetër të Serbisë, dhe serbët dhe shqiptarët etnikë të krahinës duhet të jetojnë në njësitë e tyre të veçanta, propozoi Gjingjiq, pa elaboruar.” – u citua të thoshte Gjingjiq me 7 mars të vitit 2003.

Dy dekada më pas, në 20-vjetorin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar atë me një postim në Facebook. Kurti ka theksuar se kryeministri serb ishte një person i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit dhe filmi i tij më i dashur ishte Andrei Rublev i Andrei Tarkovskyt.

“Gjingjiq ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe ndërkaq për nga formimi intelektual e orientimi filozofik, edhe kur ka lëvizur a ndryshuar, ishte tejet i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit së cilës ia kishte borxh mendimin kritik të qëndrimit opozitar. Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jürgen Habermas, filmi më i dashur i tij ishte “Andrei Rublev” i Andrei Tarkovsky-t.” – thuhet në postimin e Kurtit.

Si u vra Gjingjiq?

Zoran Gjingjiq ishte 50 vjeçar kur isthe vrarë. Ai ishte kryeministër i Serbisë për më shumë se dy vite (2001-2003). Por, edhe më herët kishte pasur karrierë politike, duke qenë kryetar i Beogradit më 1997.

Nën urdhërat e Milorad “Legija” Ulemekut, ish-komandant i një njësie speciale të policisë sekrete të Jugosllavisë, Gjingjiqi ishte vrarë. Vrasësi quhej Zvezdan Jovanoviq. Ai e kishte qëlluar kryeministrin serb nga një ndërtesë ndanë ndërtesës së qeverisë së Serbisë, duke e goditur një herë në gjoks.

Menjëherë, Gjingjiq ishte dërguar në spital por u shpall i vdekur vetëm një orë më vonë. Ulemeku u përmend menjëherë si fajtori për këtë krim. Ai ishte pjesë e Klanit të Zemunit, një grup i krimit të organizuar. Më 23 maj 2007, dymbëdhjetë njerëz ishin dënuar për vrasjen e Gjingjiqit. Mes të dënuarve ishte edhe Ulemeku. Tre prej këtyre njerëzve janë ende në arrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit