​Policia dhe qytetarët shpëtojnë një fëmijë nga mbytja në Liqenin e Batllavës

- Advertisement -

Një fëmijë është shpëtuar nga mbytja në Liqenin e Batllavës falë reagimit të qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, gjatë patrullimit zyrtarët policorë i kanë dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë fëmijën nga liqeni.

Policët kanë kryer reanimim kardio-pulmonar, duke përmirësuar gjendjen e viktimës deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, i cili më pas e ka transportuar fëmijën për trajtim të mëtejmë.

Të ngjashme

Të fundit