7.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Kryeziu qesharak, tenton ta sqarojë deklaratën e Kurtit: Kryeministri s’tha gjë të re për Asociacionin

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përpraim Kryeziu ka reaguar pas intervistës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në RTK.

Kryeziu ka thënë se Kurti nuk ka thënë asgjë të re për Asociacionin në emision, por sipas tij ka dhënë përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian.

Ai tutje ka thënë se Asociacioni ka ndodhur në dy ish-marrëveshjet që janë nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty.” – ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit