9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Hamiti: Kurti ka pasur kauza të rreme për vota

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratën e kryeministri, Albin Kurti rreth Asociacioni në RTK.

Hamiti përmes një postimi në Facebook ka thënë se “lojalistët” e Kurtit duhet ta pranojnë se Zajednicën po e bën shefi i tyre.

Ai tutje ka thënë se ‘lojalistët’ duhet ta besojnë Kurtit tani e jo atëherë, që sipas tij ka pasur kauzë të rreme për votat.

Postimi i plotë:

Mbasi Albin Kurti e pranoi shprehimisht sonte në RTK se ka Asociacion, besoj që edhe lojalistët e tij e pranojnë se Zajednicën po e bën shefi i tyre, ky që e ka kundërshtuar me dhunë para se të vinte në pushtet.

Lojalistët duhet t’i besojnë Kurtit kësaj here. S’duhej t’i besonin atëherë kur bënte bé e rrfé se s’do ta bënte. E ka pasur kauzë të rreme, për vota, jo bindje, siç e kemi ditur ne, por shumë të tjerë jo, me sa duket.

Pa përjashtim, kthesat e qëndrimeve të Kurtit kryeministër janë 180-shkallëshe prej qëndrimeve të Kurtit opozitar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit