9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Molliqaj thotë se opozita nuk i është përgjigjur thirrjes për pjesëmarrje në protestën e së shtunës

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se ai u ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të bëhen pjesë e protestës së thirrur nga partia e tij që do të mbahet ditën e shtunë.

Duke folur në Pressing në T7, Molliqaj ka treguar për thirrjen dhe ka shprehur shqetësimin e tij për mos reagimin e partive opozitare në këtë situatë.

“Kemi thirrur të gjitha partitë. U kemi thënë se nuk pajtohemi në shumë pika. Por kjo që po bëhet e opozita nuk po reagon është shqetësuese,”- është shprehur ai, duke treguar se nga jashtë Kuvendit është thirrur Nisma dhe Lëvizja për Bashkim, por jo edhe AAK-ja.

“Nga partitë jashtë Kuvendit kemi thirrë Nismën dhe Lëvizjen për Bashkim, por jo AAK-në. Ata e kanë pranuar planin,”- ka thënë Molliqaj, ndërsa ka treguar se nuk ka marrë përgjigje.

“Nisma dhe Valon Murati nuk na kanë kthyer përgjigje,”- ka treguar Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit