7.3 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Buzhala i “mëshon” Kurtit pasi e pranoi se ka Asociacion: Mashtrues, rrenc

- Advertisement -

Thirrjes për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga Partia Social Demokrate kundër marrëvëshjes së Ohrit që do të mbahet ditën e shtunë, i është bashkuar edhe gazetari dhe analisti Berat Buzhala, pikërisht pas deklaratës së Kurtit se në këtë marrëveshje përfshihet Asociacioni.

“Te shtunen ne proteste. Mashtrues. Rrenc.”– ka shkruar Buzhala në një postim në Facebook.

Kujtojmë se pak më herët, i ftuar në RTK, Kurti e pranoi për herë të parë drejtpërdrejt se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.”-tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit