12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Kryetarja e Gjykatës Speciale të martën në Prishtinë, mban konferencë për media

- Advertisement -

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, të martën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ajo do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur me një njoftim që u është dërguar mediave, ku kërkohet që të dërgojnë nga një gazetar.

Në këtë konferencë nuk do të lejohen kameramanët, dhe transmetimi do të bëhet nga Gjykata Speciale.

Njoftimi:

Të nderuar redaktorë,

Kam kënaqësinë t’ju ftoj që të dërgoni një gazetar në informimin për median të Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, më 13 maj në orën 12:00, në hotelin Sheraton, Prishtinë.

Ju lutem të mbërrini 20 minuta më herët, në mënyrë që takimi të fillojë në kohën e paraparë.

Ju lutem vini re se ne mund të akomodojmë vetëm një gazetar nga secili organ i medias. Ju lutem na njoftoni deri të hënën, 12 maj, në orën 12:00, lidhur me gazetarin që dëshironi t’a dërgoni. Vetëm gazetarët në listën e pjesëmarrjes do të lejohen në takim.

Gjithashtu, këtë mesazh po ua percjelli të gjithë gazetarëve që raportojnë rregullisht për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që të mund të kërkojnë në mënyrë proaktive lejen nga redaktorët e tyre.

Ju lutem vini re se nuk do të lejohen kamera ose persona të tjerë në këtë takim.

Megjithatë, ne do ta transmetojmë drejtpërdrejt takimin, andaj na njoftoni nëse dëshironi që t’ua dërgojmë lidhjen.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.

Gjithë të mirat

Të ngjashme

Të fundit