KPK propozon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial është mbledhur sot për të zhvilluar takimin e radhës. Në këtë mbledhje u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të deritanishëm për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe u votua në mënyrë të fshehtë për emrin e njërit prej 5 kandidatëve që do dërgohet për dekretim tek u.d presidentja Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi në mbledhjen e sotme të KPK-së deklaroi se brenda afatit ligjor të përcaktuar me konkurs janë pranuar 5 aplikacione, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Ai shtoi se sekretariati ka rishikuar aplikacionet dhe të gjithë kanë plotësuar kushtet për aplikim.

“Më pas të njëjtit janë intervistuar dhe janë poentuar ku më pas janë bërë llogaritjet dhe rezultat janë publikuar në KPK.

Të njëjtit më pas kanë pranuar edhe kopjen e poentimit përfundimtar nga të gjithë anëtarët e panelit vlerësues dhe të njëjtit kishin të drejtën e ankesës deri më 7 korrik”, deklaroi ai.

Kurse në votim nuk mori pjesë anëtari Milot Krasniqi.

Ai deklaroi se abstenon që të marrë pjesë në këtë votim, transmeton lajmi.net.

“Unë deklarohem se do të abstenoj nga votimi”, deklaroi Krasniqi.

Pas kësaj u votua në mënyrë të fshehtë për nominimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Në votim marrin pjesë 6 anëtarë të tjerë të Këshillit.

E shumicën e thjesht të votave me 5 vota gjithsej është prokurori Zejnullah Gashi, i cili në poentim pati 91.6 pikë, kurse Rafet Halimi ka marrë një votë.

“Konstatoj se KPK pas votimit të fshehtë me pesë vota për nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit. I njëjti i propozohet presidentes së Shtetit për emërim të Kryeprokuror të Shtetit”,deklaroi Gashi.

Ndryshe prokurori Zejnullah Gashi aktualisht udhëheq Prokurorinë Themelore në Prishtinë, apo prokurorinë më të madhe në vend.

Në vlerësim Gashi ka marrë 91.6 pikë gjithsej nga paneli vlerësuar i KPK-së në konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.

Para panelit vlerësues i njëjti foli për objektivat kryesore, nëse vjen në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

“Kam kaluar të gjitha fazat nga faza e hetimit deri tek faza e ndjekjes dhe gjykimit e menaxhimit institucional dhe kjo përvojë e imja i ka dhënë kuptim dhe përgjigjes së të kuptuarit të sfidave reale të sistemit prokurorial. Ndërtimin e koncept dokumentit tim e kam bazuar në tri drejtime, përvoja ime profesionale që lidhet me sistemet e drejtësisë, drejtimi i dytë lidhet me përvojen time menaxheriale si kryeprokuror i prokurorisë së Prishtinës, zv kryeprokuror e anëtarë i Këshillit… dhe e treta janë raportet ndërkomëbtare dhe vendore për rritjen e efikasitetit pavarësisë dhe rezultateve konkrete në luftën kundër kriminalitetit”, ka thënë Gashi.

Për shkak të funksioneve të larta, emri i tij është përmendur në diskutime dhe përplasje politike, përfshirë kritikat e kaluara nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa procesi i poentimit të tij në garën për Kryeprokuror ka qenë objekt i mbulimit të gjerë mediatik.

Të ngjashme

Të fundit