Behrami: Donika Gërvalla më ka paditur për shpifje, mezi pres përballjen në gjykatë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se ndaj tij është ngritur një padi nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Behrami ka ironizuar padinë, duke thënë se mezi pret përballjen gjyqësore.

“Donika Gërvalla më paska paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka mujtë me dërgu lëndën edhe në Gjykatën Speciale”, ka shkruar Behrami.

Ai ka thënë se Gërvalla ndër vite është përballur me akuza për gjuhë përçarëse dhe denigruese, ndërsa tani, sipas tij, po e padit atë për shpifje.

“Ajo që prej vitesh është akuzuar si shpifëse, demonizuese, përçarëse, polarizuese, denigruese, stigmatizuese, etiketuese dhe përbaltëse, tani më padit mua për shpifje! Ani nashtë! Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ha shkruar ai

Të ngjashme

Të fundit