8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kosova tash e 9 muaj pa kryeprokuror të shtetit

- Advertisement -

Pozita më e rëndësishme në sistemin prokurorial, tash e gati nëntë muaj ka mbetur me ushtrues detyre.

As pas kësaj kohe, presidentja Vjosa Osmani nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

Paralelisht më të, i bllokuar ka mbetur edhe ligji i ri për Këshllin Prokurorial.

Përgjigje për televizionin T7 nuk patën të mërkurën nga Zyra e Presidentes. Megjithatë, një arsyetim e para e shtetit ua dha Këshillit Prokuroial.

Me Kushtetutën e Kosovës, nuk është i përcaktuar ndonjë afat kohor se kur presidentja duhet të vendosë për dekretim.

Pavarësisht kësaj, Mexhide Demolli nga “Lëvizja FOL” thotë se kjo procedurë nuk duhet të tejzgjatet.

Që nga fillimi i këtij procesi, një grup i organizatave të shoqërisë civile kërkuan që zgjedhja e Kryeprokurorit të kthehet në pikën zero, pasi sipas tyre, ky proces ka dështuar.

Por, nga Këshilli Prokurorial e kanë një përgjigje për këtë.

Pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, aktualisht e mban Besim Kelmendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit